Nokia rikthehet në industrinë e harduerit mobil me telefonin Nokia D1C

Publikuar më: 04-10-2016

img7524Nëse i keni kushtuar vëmendjen historisë së markës së telefonëve Nokia që nga blerja nga Microsoft atëherë ma patjetër duhet ta dini rrjedhjen e ngjarjeve. E nëse nuk e dini, u themi se pas dy vitesh mungesë telefonët Nokia, ndërtuar nga Nokia, po rikthehen.

Gjigandi finlandez po përgatitet të ngjitet në skenën kur njëherë e një kohë e dominonte me 3 ose 4 paisje Android brenda këtij viti. Gjatë muajit Prill Nokia liçensoi tek HMD të drejtën për të prodhuar telefonë me markën e kompanisë së shquar finlandeze.

Një foto e marrë nga databaza e Geekbench hedh dritë veçanërisht mbi një telefon me emrin e koduar Nokia D1C.

Funksionon me Android 7.0 Nougat dhe karakterizohet nga procesor Qualcomm Snapdragon 430 me 3GB RAM dhe mësojmë se Nokia do të fillojë rrugëtimin me një telefon të rangut të mesëm.

Dy telefonë të tjerë të rangut të lartë gjithashtu janë vënë re me ekran 5.2 inç dhe 5.5 inç dhe kamera 22.6 megapiksel. Raportohet se metali do të jetë materiali përbërë ndërsa rezistenca ndaj ujit dhe pluhurit janë një tjetër veçori.

Nuk ka një datë të saktë se kur telefonët e parë Nokia do të dalin në shitje por janë premtuar brenda 2016-tës. (PCWorld Albanian)

Nokia rikthehet në industrinë e harduerit mobil me telefonin Nokia D1C
1 vote, 1.00 avg. rating (52% score)