Nokia përgatitet për 5G-në, blen startupin ETA Devices

Publikuar më: 06-10-2016

nokia-building-640x427Nokia sinjalizoi ditën e djeshme një të ardhme të kompanisë dedikuar infrastrukturës së rrjeteve e veçanërisht asaj 5G me blerjen e ETA Devices, një startup i vogël amerikan i specializuar në efikasitetin e stacioneve të transmetimit.

Me një staf prej 20 vetësh, pjesën më të madhe të hulumtimeve dhe zhvillimit e realizojnë në kryeqytetin Suedez të Stockholm. Nokia tha se prej kohësh e kishte pritur këtë blerje e cila do të ndihmonte kompaninë në rritjen e efikasitetit të stacioneve, një faktor shumë i rëndësishëm kur flasim për 4.9G dhe 5G-në.

ETA thotë se teknologjia e saj redukton në mënyrë drastike shpërdorimin e nxehtësisë së gjeneruar me anë të një amplifikuesi i cili funksion si një kuti e automatizuar marshesh duke prodhuar energji sipas nevojave.

Kjo teknologji thuhet se rrit efikasitetin e baterive me 50% e jo vetëm të stacioneve por edhe telefonëve inteligjent. Sipas Nokia kjo teknologji vetëm që do ta ndihmojmë kompaninë të kursejë në energji por edhe të përmbushë objektivat e zero emëtimeve të karbonit në atmosferë. (PCWorld Albanian)

Nokia përgatitet për 5G-në, blen startupin ETA Devices
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)