Nokia Network dhe Telekomi Korean shënojnë shpejtësi transmetimi prej 19.1 Gbps në testimin e 5G-së

Publikuar më: 30-10-2015

5g-shutterstockOperatori më i madh në Korenë e Jugut, SK Telecom, dhe kompania e njohur finlandeze Nokia Networks kanë demostruar një teknologji të re e cila hedh themelet drejt standartizimit të 5G-së.

Gjatë testimeve të 5G-së në Korenë e Jugut, dy kompanitë arrin një shpejtësi transmetimi prej 19.1 Gbps mbi një modul 256 QAM dhe antena 8×8 MIMO në frekuencat 400 Mhz.

Duke komentuar këtë zhvillim të rëndësishëm shefi ekzekutiv i departamentit të teknologjisë pranë SK Telecom u shpreh: “Me demostrimin e parë në botë të teknologjisë cmWave kemi vendosur një standart të ri të 5G-së. Shpejtësia prej 19.1 Gbps nxjerr në pah të gjitha aftësitë e rrjeteve 5G përcaktuar nga ITU-ja.” (PCWorld Albanian)

Nokia Network dhe Telekomi Korean shënojnë shpejtësi transmetimi prej 19.1 Gbps në testimin e 5G-së
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)