Nokia ishte një gabim i madh por Microsoft më në fund po ecën përpara

Publikuar më: 22-07-2015

GettyImages-474971420-582x388Ka qenë një tre mujor i vështirë për Microsoft. Kompania zhvlerësoi 7.5 miliard dollar nga divizioni i paisjeve mobile blerë nga Nokia duke marrë shkas nga pamundësia për të kokurruar me tregun e smartfonëve. Shefi ekzekutiv i gjigandit të sistemit operativ tha se ky vendim merrej me qëllim që të rivlerësohej fokusi në prioritetet kyçe të kompanisë. E gjitha kjo rezultoi në largime të shumta nga puna.

Nadella ka vendosur të mbaje sytë nga mobiliteti dhe ka premtuar një qasje mobile të Microsoft në të ardhmen. Kufinjtë e Microsoft do të jenë biznesi mobile, mjetet e bashkëpunimit dhe komunikimit.

Nadella foli për një blerje të kompanisë FiledOne, çka do të çonte drejt lançimit të suitës Cortana Analytics. Planet e kompanisë janë për të ardhura prej 20 miliard dollar nga informatika cloud deri në 2018-tën. Dhe sigurisht, Windows 10-ta është vetëm pak ditë larg.

Ndërsa ekosistemi i kompjuterave ka qenë nën presion kohët e fundit, unë besoj se Windows 10 do të zgjerojë mundësinë ekonomike dhe rikthimin e rritjes së Windows-it.

Të tjera mundësi po shfaqen për Microsoft në horizont. Përveç humbjes së Nokia-s, MIcrosoft në të vërtetë theu parashikimet e analistëve. Kompania pati një rritje solid në shërbimet cloud me 21 % më shumë të ardhura. Edhe Xbox pati një rritje me 27 % në të ardhura. Azure, Office 365 dhe Microsoft Dynamics gjithashtu patën rritje të ardhurash në dy shifra.

Suksesi i Microsoft me ardhjen e Nadella është në rritje të fuqishme në platformat mobile. Office Mobile për iOS dhe Android arriti 150 milion shkarkime.Nadella tha se Office 365 është adoptuar nga 50.000 biznese.

Në fund, MIcrosoft po përpiqet të bindë botën se është një kompani e re me prioritete dhe produkte të reja që ja vlejnë të blihen. Megjithatë jo çdo gjë nga epoka Ballmer rezultoi një dështim. Tabletët Surface, konkurrentët e iPad, panë një rritje 117 %. (PCWorld Albanian)

Nokia ishte një gabim i madh por Microsoft më në fund po ecën përpara
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)