Nokia hyn në realitetin virtual me kamerën futuristike 360 gradë, Ozo

Publikuar më: 29-07-2015

ozo-press-photo-shadeEdhe pse i shiti biznesin e saj të smartfonëve kompanisë Microsoft, Nokia Technologies nuk ka dëshirë të largohet nga bota e teknologjisë dhe tregu i konsumatorëve. Tanimë Nokia është fokusuar në realitetin virtual dhe jo në telefonët që e bënë atë të famshme në një periudhë kur kompanitë e prodhimit të telefonëve numëroheshin me gishtat e dorës.

Ditën e martë, kompania finlandeze debutoi me Ozo, një kamera futuristike e gjeneratës së re që regjistron video dhe audio në 360 gradë. E prezantuar gjatë një eventi në Los Angeles, kamera në formë orbite është dizenjuar për tu përdorur nga profesionistët se sa konsumatorët e thjeshtë. Ozo është e pajisur me 8 sensorë të sinkronizuar dhe 8 mikrofonë të integruar.

Me këtë debutim, Nokia renditet si një nga kompanitë me një profil të lartë që bëhet pjesë e fushës së realitetit virtual. Facebook gjithashtu surprizoi vitin e shkuar me blerjen e prodhuesit e pajisjeve virtual Oculus për 2 miliard dollar.

Realiteti virtual është shëndrruar në një biznes me vlerë 7 miliard dollar. Në Electronic Entertainment Expo, 27 pjesmarrës prezantuan produktet e tyre të realitetit virtual. Vitin që kaloi numri i këtyre produkteve të prezantuara ishte vetëm 6. Në veçanti industria e video lojrave pritet të marrë një shtysë tepër të madhe nga realiteti virtual, e sidomos nga kamera e Nokia. Nokia ende nuk ka dhënë një çmim për këtë produkt, i cili pritet të mbërrijë në treg këtë vjeshtë. (PC World Albanian)

Nokia hyn në realitetin virtual me kamerën futuristike 360 gradë, Ozo
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)