Nokia dhe Ericsson qartësojnë objektivat “kontradiktorë” të 5G-së

Publikuar më: 22-02-2016

Ericsson's President & CEO Hans Vestberg points during a news conference at the Mobile World Congress in BarcelonaEricsson, kompania numër një e paisjeve të telekomunikacionit në botë, tha në Kongresin Mobil Botëror gjatë ditës së hënë se brenda pesë viteve të ardhshme plot 150 milion konsumatorë do të kenë qasje në internetin e gjeneratës së pestë, 5G.

Nokia nga ana tjetër tha se kjo gjë mund të ndodhë që vitin e ardhshëm, shumë përpara formalizimit të standarteve 5G.

“5G-ja do të bëhet realitet shumë shpejt. Kjo mund të jetë suprizë për shumë prej jush,” u shpreh shefi ekzekutiv i Nokias, Rajeev Suri gjatë Kongresit Mobil Botëror që po mbahet në Barcelonë.

Kjo diferencë e dukshme në objektiva mes dy kompanive ngjall dyshim në atë se çfarë kompanitë e konsiderojnë si 5G. “Gjenerata e pestë e rrjeteve mobile nuk do të ketë ndonjë impakt për konsumatorët të paktën në pesë vitet e ardhshme,” u shpreh një analist i Forrester, Thomas Husson. “Historia e rrjeteve 3G dhe 4G dëshmon se shërbimet e para komerciale të rrjeteve 5G nuk i përkasin kësaj dekade.”

Objektivat e Ericsson janë më të prekshëm. “Shpresojmë se në 2021 do të jenë të paktën 150 milion përdorues të shërbimeve 5G,” tha shefi ekzekutiv i kompanisë Hans Vestberg. Rrjetet aktuale të 4G-së janë në gjendje të ofrojnë komunikim me video HD por që askush nuk mund të përcaktojë atë çfarë do të thotë 5G në realitet.

Sipas tij rrjetet e gjeneratës së katërt do të kenë hapësirë të mjaftueshme edhe për disa vite dhe aktualisht numërohen 1 miliard përdoruesve të shërbimeve 4G. (PCWorld Albanian)

Nokia dhe Ericsson qartësojnë objektivat “kontradiktorë” të 5G-së
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)