Nokia C1: Foto live të smartfonit të parë Android ndërtuar nga Nokia

Publikuar më: 07-09-2015

56189712E vëreni këtë telefon? Është Nokia ndërtuar nga Nokia jo nga Microsoft. Më 5 Shtator folëm për ato çfarë kishim mësuar dhe gjendeshim të kufizuar vetëm në informacion. Tani kemi imazhe live të Nokia C1, telefoni i parë Android i kompanisë finlandeze të telefonëve.

gsmarena_001

Ekrani ka madhësinë e 5 inçëve me rezolucion 1080p. Telefoni përmban Android 6.0 Marshmallow dhe proçesor Intel Atom shoqëruar nga 2GB RAM. Që të gjitha këto informacione ua ofruam më datë 5 Shtator. Duke gjykuar nga fotot e kemi të vështirë për përcaktojmë nëse telefoni ka material ndërtimi metalin apo plastikën.

Sigurisht telefoni nuk do të zyrtarizohet gjer vitin e ardhshëm. Kjo përkon me planet e kompanisë për tu rikthyer biznesit të telefonëve. (PCWorld Albanian)

Nokia C1: Foto live të smartfonit të parë Android ndërtuar nga Nokia
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)