Nokia C1: A mund të jetë ky telefoni i parë Nokia prodhuar nga Nokia që nga 2014-ta?

Publikuar më: 05-09-2015

nokiaKanë kaluar muaj që kur u tha se Nokia ishte pranë hyrjes në biznesin e smartfonëve në 2016-tën pas një periudhe të errët dhe aspak konkurrese e cila përfundoi me shitjen e këtij divizioni tek Microsoft në Prill të 2014-tës.

Pasi e mohuan fillimisht, shefi ekzekutiv i kompanisë Finlandeze tha se në të vërtetë Nokia kishte në plan të prodhonte disa telefonë vitin e ardhshëm.

gsmarena_002I pari i këtyre telefonëve duhet të jetë modeli C1, një foto të së cilit po e publikojmë në këtë artikull dhe që mund ta shikoni mëposhtë. Imazhi vjen nga Weibo, kopja kineze e Twitter, dhe zbulon një dizajn intrigues.

Aktualisht nuk kemi detaje të harduerit por bazuar në informacionet e publikuara më parë, ky telefon mund të paiset me ekran 5 inç 720p, kamër të pasme 8 Megapiksel, kamër frontale 5 megapiksel, proçesor Intel dhe 2 GB RAM. Pjesa tjetër e gjykimit u takon juve. (PCWorld Albanian)

Nokia C1: A mund të jetë ky telefoni i parë Nokia prodhuar nga Nokia që nga 2014-ta?
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)