Nokia arriti 10 Gbps shpejtësi transmetimi në kabllot telefonike falë protokollit XG.fast

Publikuar më: 18-10-2016

Openreach Fibre Access NGANokia ka arritur një shpejtësi transmetimi prej 5Gbps, ose afro 625MB/sec, në një distancë prej 70 metrash mbi një kabëll telefonik bakri dhe 8Gbps në distancën 30 metra.

Ky testim vuri në funksion një teknologji të re DSL quajtur XG.fast. Kjo teknologji pritet të zëvendësojë standartin aktual G.fast dhe është testuar me sukses në disa shtete ku pritet lançimi komercial i tij.

Dy protokollet, G.fast dhe XG.fast në themel janë steroide VDSL. Konkretisht sinjali VDSL2 arrin 17 Mhz, G.fast fillon nga 106 Mhz dhe XG.fast nga 350 dhe 500 Mhz. Me fjalë të tjera kemi të bëjmë me më shumë bandwidth duke bërë të mundur transmetimin e të dhënave në shpejtësi më të larta.

Një VDSL2 arrin shpejtësi 100 Mbps mbi një kanal 17 Mhz, G.fast arrin 700 Mbps në kanalin 106 Mhz ndërsa XG.fast mund të arrijë deri në 10 Gbps në kanalin 500 Mhz me dy linja telefonike të kryqëzuara.

Problemi i vetëm me frekuencat e larta është interferenca mes telave telefonik duke e bërë sinjalin shumë të ndjeshëm. Për të luftuar interferencën, G.fast dhe XG.fast kanë tendenën të shkurtojnë distancën e kabllove telefonikë.

Vektorizimi ka qenë një prej metodave për të mbajtur në maksimum cilësinë dhe shpejtësinë e internetit. Por edhe me këtë të fundit distanca maksimale e dy prokolleve varion nga 100m për 700 Mbps G.fast në 30 metra për 10 Gbps XG.fast.

Megjithatë atë transmetosh 5 Gbps në 70 metër distancë, për Nokian është një e arrirë e madhe. 70 metër do të thotë disa dhjetëra shtëpia nga DSLAM-it. (PCWorld Albanian)

Nokia arriti 10 Gbps shpejtësi transmetimi në kabllot telefonike falë protokollit XG.fast
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)