Nokia 3210: A është ky telefoni më i mirë i të gjitha kohërave?

Publikuar më: 22-06-2015

b525489a-cd34-4f9d-9d1c-0bb743b1edb9-540x381

Kompania Nokia u duk se u largua përfundimisht nga tregu i smartfonëve që pas blerjes së divizionit të saj të smartfonëve nga Microsoft. Por raportet e fundit të cilat janë konfirmuar dhe nga ekzekutivët e saj, tregojnë për një rikthim të bujshëm të kësaj kompanie në biznesin e smartfonëve. Fillimet e Nokia në këtë treg kanë qënë të suksesshme dhe mund të themi se kanë lënë gjurmë në fushën e prodhimit të telefonave. Le të rikthehemi pas në kohë dhe të bëjmë një vlerësim për telefonin e saj më popullor Nokia 3210. Përse përdoruesit e donin kaq shumë këtë telefon?

  • Bateria e Nokia 3210 kurrë nuk të linte në baltë

Smartfonët e sotëm si iPhonë 6 apo Samsung Galaxy S6 kanë mesatarisht një kohëzgjatje të baterisë deri në më pak se një ditë. Ndërsa bateria e Nokia 3210 kishte kapacitetin të zgjaste deri në një javë ose pse jo dhe dy nëse nuk luhej aq shpesh loja Snake.

  • Nokia 3210: Thjeshtë i pashkatërrueshëm

Le të bëjmë sërisht një krahasim me smartfonët që përdorim sot të cilët janë tepër delikat dhe kërkojnë shpeshherë shumë aksesorë mbrojtës për tu mbrojtur nga gërvishtjet apo rëniet. Por gjëra të tilla nuk ishin të nevojshme në Nokia 3210. 3210 mund ti mbizotërojë një bombe atomike, një tërmeti apo dhe të dyja së bashku.

2fd19c15-3c74-4231-b113-8dd0c98c3901-460x327

Provoni ta hidhni një telefon të tillë në tokë, do të shpërbëhet pak por ju mund të vini gjithcka sërisht në vendin e saj dhe telefoni funksionon për mrekulli. Në shumë raste Nokia 3210 gjatë rënies ka dëmtuar dhe dyshemenë, aq i fortë është.

e4308a06-22ce-4d51-a0d1-85a7d1548b46-bestSizeAvailable

  • Shumëngjyrësh

Edhe pse ekrani i Nokia 3210 nuk të ofronte shumë mundësi për ngjyra apo kualitet të lartë, stili i ekranit mund të vendosej sipas preferencave të përdoruesit. Thuhet se Nokia 3210 bëri të famshme fjalën ‘fascia’. Në Nokia 3210 do të gjeni një larmi temash të ngjyrave të ndryshme. Por për ta bërë atë më interesant përdoruesit zgjodhën dhe të ngjisin figura me xixa në kasën e tij.

  • Padyshim…Snake

Sigurisht që në ditët e sotme numri i lojrave për smartfonë është tepër i madh për tu numëruar. Ndërsa në epokën e Nokia 3210 ekziston vetëm disa të tilla, kjo mund të jetë arsyeja që dhe Snake u bë kaq popullor. Dhe pse mund të duket një lojë ‘idiote’ në pamje të parë, Snake u bë një mënyrë e cila i shpenzonte shumë orë në ditë përdoruesve. Madje Snake u kthye si në një garë mes përdoruesve ku qëllimi ishte të mblidhje më shumë pikë. A u rizgjua ndenja juaj e nostalgjisë nga të gjitha këto që lexuat? Kurrë nuk është vonë ndaj provoni të blini një Nokia 3210 në eBay. (PC World Albanian)

6OZdqnw

Nokia 3210: A është ky telefoni më i mirë i të gjitha kohërave?
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)