Nobelisti në Kimi Prof. Dan Shechtman vjen pranë komunitetit Shqiptar të Startup Grind

Publikuar më: 11-10-2016

14368770_1036792103101874_5012416833299148728_nMe 15 Shtator Startup Grind Tirana mirëpriti Julien Coustaury, partner drejtues pranë Fil Rouge Capital. Tashmë afro një muaj më pas komuniteti më entuziast në Shqipëri do të ketë fatin të jenë përballe një figure ndërkombëtare mjaft të shquar.

Prof. Dan Shechtman, profesor pranë Institutit Teknologjik të Izraelit njëherazi dhe fitues i çmimit Nobel në Kimi në 2011-tën do të diskutojë rreth startupeve dhe ekosistemeve sipërmarrëse.

Ai shërben si këshilltar pranë Departamentit Amerikan të Energjisë, profesor i Shkencës Materiale në Universitetin Shtetëror të Iowa dhe është anëtar i Akademisë Kombëtare të Inxhinierisë në Shtetet e Bashkuara dhe Izrael.

Është dekoruar me medalje të shumta si çmimi Wolf në Fizikë, çmimi Gregori Aminoff, çmimi EMRS etj. Që nga 1986 Shechtman ofronte mësime të sipërmarrjes në teknologji, leksionet të cilat kanë inspiruar mëse 10,000 studentë në mbarë botën për të zhvilluar idetë e tyre kreative.

Në takimin e Startup Grind do të shoqërohet nga Prof. Veljko Milutinoviç i Universitit të Beogradit dhe Prof. Petraq Papajorgji i Universitetit të New York-ut në Tiranë.

Takim mbahet ditën e nesërme pranë Universitetit të New York-ut dhe starton në ora 18:00. Ju mund të blini një biletë pjesëmarrjeje akoma në faqen e Startup Grind. Takimi do të drejtohet nga Endri Mataj dhe Aneida Bajraktari.

ICTSmedia vjen si partner tradicional mediatik i takimeve frymëzuese të Startup Grind Tirana me mediumin online të teknologjisë së informacionit, PCWorld Albanian.

Startup Grind është një komunitet global startup-esh mbështetur nga Google for Enterprenuers ndërtuar për të edukuar, inspiruar dhe lidhur sipërmarrësit. Çdo muaj mbahen takime në më shumë se 150 qytete dhe 65 shtete me të ftuar sipërmarrës lokalë, themelues të kompanive dhe investitorë të cilët ndajnë me këtë komunitet historitë dhe mësimet që kanë nxjerrë nga një sipërmarrje. (PCWorld Albanian)

Nobelisti në Kimi Prof. Dan Shechtman vjen pranë komunitetit Shqiptar të Startup Grind
1 vote, 5.00 avg. rating (92% score)