Njihuni me telefonin e dytë Android të BlackBerry, DTEK50

Publikuar më: 27-07-2016

blackberry-dtek50-100673750-largeTelefoni i parë Android i BlackBerry nuk është për tu nënvlerësuar pavarësisht se nuk ofronte mjaftueshëm për të justifikuar çmimin 700 dollar. Por nëse dashuroni atë nivel sigurie që ofronte telefoni por nuk preferoni të shpenzoni aq para atëherë jeni me fat.

Prodhuesi kanadez sapo prezantoi telefonin e dytë të premtuar Android dhe kushton vetëm 300 dollar.

DTEK50 është një Alcatel Idol 4 shumë pak i modifikuar. I vetmi ndryshim në harduer është pjesa e pasme e cila bart logon e BlackBerry. Ka një ekran 5.2 inç 1080p, proçesor Snapdragon 617, 13 megapiksel kamër të pasme, 8 megapiksel kamër frontale dhe 2610 mAh bateri.

Në brendësi do të gjeni 3GB RAM, 16GB memorje të brendshme dhe mbështetje për kartat microSD.

Në aspektin e softuerit natyrisht BlackBerry ka shtuar aplikacionet e itj të sigurisë dhe privatësisë. Kompania pretendon se DTEK50 është telefoni Android më i sigurtë në botë. Gjatë konferencën për shtyp BlackBerry detajoi disa prej funksionaliteve të sigurisë së DTE50 të cilët janë:

  1. Rapid Security Patching: BlackBerry mban rekordin për dërgimin më të shpejtë të përditësimeve të sigurisë.
  2. DTEK by BlackBerry App: Ofron mundësi për përdoruesit që duan të monitorojnë sistemin operativ dhe aplikacionet në funksion në mënyrë që të jenë në dijeni të niveli të sigurisë dhe privatësisë së telefonit. DTEK gjurmon aplikacionet dhe njofton përdoruesin nëse po realizohen foto apo video pa dijeninë e tyre, nëse mikrofoni është aktiv, nëse po dërgohet një sms, dhe nëse po aksesohen lista e kontakteve apo GPS.
  3. Hardware Root of Trust: Procesi i prodhimit të BlackBerry shfrytëzon një teknikë e cila rrit sigurinë që nga fillesate harduerit çka bën të mundur gjurmimin dhe verifikimin e DTEK50.
  4. Secure Boot Process: Gjatë çdo faze të ndezjes së DTEK50, ky funksionalitet kontrollon nëse komponentët e telefonit kanë qenë apo jo aktive për të përcaktuar nëse telefoni është i kompromentuar që nga fikja e fundit.
  5. Android OS Hardening: BlackBerry do të ofrojë përditësime sigurie shtesë, gjenerim të hapësirës së adresave dhe certifikata të ligjshme për ta bërë më të vështirë kompromentimin e telefonit.
  6. FIPS 140-2 Compliant Full Disk Encryption: Mbron nga vjedhja informacionin tuaj personal si foto apo informacionet bankare nëse humbisni telefonin.

Së fundmi, telefoni është në shitje që në këtë momet në BlackBerry.com dhe së bashku me të vjen edhe një bateri e jashtme për 299 dollar. Dërgesat e telefonit fillojnë me 8 Gusht. (PCWorld Albanian)

Njihuni me telefonin e dytë Android të BlackBerry, DTEK50
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)