Harduer

Njihuni me telefonët e rinj buxhetorë të HTC, Desire 10 Pro dhe Desire 10 Lifestyle

Sep 20 2016
0 Shpërndarje
Njihuni me telefonët e rinj buxhetorë të HTC, Desire 10 Pro dhe Desire 10 Lifestyle

a56djpro_perleft_stoneblack16jul25-100683319-largeMbrëmjen e së Martes, në një kohë trazirash për rivalin e drejtpërdrejt Samsung, HTC prezantoi dy modele të reja telefonësh inteligjentë: Desire 10 Pro dhe Desire 10 Lifestyle. Telefonët janë dy produktet më të fundit të kompanisë që i bashkohen linjës buxhetore.

Nuk është aspak çudi të mësojmë se HTC po vuan së fundi në tregun e telefonëve inteligjentë falë dështimit të vazhdueshëm me telefonët e rangut të lartë në përmbushjen e nevojave të konsumatorëve.

HTC 10 me të vërtetë shkundi themelet, por të HTC-së dhe jo botës së telefonëve inteligjente duke mos ofruar asgjë ndryshe nga konkurrentët.

HTC Desire 10 Pro

Më i fuqishmi nga të dy, Desire 10 Pro pozicionohet si një telefon me harduer solid dhe kosto të ulët. Ekrani 5.5 inç 1080p, procesori MediaTek Helio 64Bit, 3GB ose 4GB RAM, 32 ose 64GB memorje dhe bateri 3,000 mAh janë arsyet kryesore pse konsumatorët duhet ta blejnë këtë telefon.a56djpro_backper_stoneblack16aug9-100683333-large

Kamera e pasme 20 megapiksel me hapje f/2.2 shoqërohet nga një autofokus me lazer. Me skanerin e shenjave të gishtërinjve pozicionuar në pjesën e pasme të telefonit HTC premton shkyçje të shpejtë. Zëri “BoomSound” 24-bit Hi-Res nuk kishte si ti mungonte telefonit.

HTC 10 Lifestyle

Që në pamje të parë, Desire Lifestyle 10 të jep ndjesinë e një telefoni më modest. Dhe kjo modesti shkon përtej materialeve të ndërtimi në harduerin e brendshëm i cili karakterizohet nga procesor Snapdragon 400, 2GB ose 3GB RAM, 16 ose 32GB memorje të brendshme dhe bateri 2,700 mAh.a56dj_6v_valentineblue16ju20-100683328-large

Fytyra e telefonit është një ekran 5.5 inç me rezolucion 720p. Dhe kur HTC thotë Snapdragon 400, besojmë se kemi të bëjmë me seritë 400 të procesorit sepse ndryshe i bie të jetë procesor i 2013-tës.

Mos prisni Nougat, mjaftohuni me Android Marshmallow. Kamera e pasme 13 megapiksel ofron efekte HDR.

Përtej diferencave në harduer, që të dy telefonët do të jenë të disponueshëm në këto ngjyra: Zezë, Bardhë, Blu dhe bojëqiell e hapët. (PCWorld Albanian)

Tags >

HTC
Lajmet e fundit>