Njihuni me Tesla Powerwall. Sistemi i baterive për furnizimin me energji të ndërtesave

Publikuar më: 01-05-2015

powerwall-battery-group

Mbrëmjen e ditës së enjte, Tesla më në fund i prezantoi publikut produktin e shumëpërfolur inovator të cilin e ka quajtur ‘Powerwall’. Bëhet fjalë për një sistem baterie që ruan dhe shpërndan energjinë brenda shtëpive të konsumatorëve. Linja Powerwall Home Battery është ndërtuar nga divizioni i ri Tesla Energy.

Ky produkt inovator do të mbërrijë tek konsumatori gjatë verës të këtij viti dhe do të jetë i disponueshëm në dy versione; një model 7 kilowat i cili do të kushtojë 3000$ dhe një 10 kilowat me çmim 3500$. Përveç këtyre dy versioneve do të shitet dhe një version i përshtatur për bizneset dhe ndërtesat e mëdha. Sistemi i baterisë do të montohet në mur dhe do të jetë në versione në ndryshme ngjyrash.

Bateria Powerwall mund të ruajë energjinë që që vjen nga rrjeti apo të përdoret si një burim rezervë energjie. Mund të themi se Tesla ka sjellë me të vërtetë një produkt inovator i cili redukton në mënyrë të ndjeshme kostot e energjisë dhe mbi të gjitha mbron mjedisin. (PC World Albanian)

Njihuni me Tesla Powerwall. Sistemi i baterive për furnizimin me energji të ndërtesave
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)