Njihuni me smartfonit Idol 3 4.7 të Alcatel, rivalin e Moto G 2015

Publikuar më: 10-08-2015

alcatel-onetouch-idol-3-4-7-1

Alcatel ka sjellë në treg smartfonin Alcatel Onetouch Idol 3, i cili është i cilësuar si një smartfon tepër i mirë me një çmim prej 250 dollarësh. Bëhet fjalë për një smartfon me ekran 5.5 inç. Jo të gjithë do të donin të kishin një smartfon me përmasa kaq të mëdha, ndaj Alcatel ka sjellë një tjetër version më të vogël të tij. Onetouch Idol 3 4.7 ka një çmim 179 dollar. Ky version ka të njëjtat specifika me paraardhësin e tij Idol 3.

alcatel-onetouch-idol-3-4-7-2

Ashtu si dhe emërtimi i tij tregon, Onetouch Idol 3 4.7 ka një ekran 4.7 inç me rezolucion 1280 x 720. Ky smartfon është i aftë të funksionojë nën rrjetin 4G LTE dhe përdor sistemin operativ Android 5.0.2 Lollipop. Ai furnizohet nga një proçesor 1.2GHZ quad core Qualcomm Snapdragon 410 të shoqëruar nga 1.5GB RAM. Përsa i përket baterisë ajo ka një kapacitet 2000mAh. Kur vjen puna tek kamera, ajo kryesore është 13 megapiksel ndërsa ajo frontale 5 megapiksel. Hapsira e memories është 16GB por ajo mund të zgjerohet në sajë të një mini kartë memorie deri në 32GB.

alcatel-onetouch-idol-3-4-7-4

Përgjithësisht mund të themi se smartfoni ofron një performancë të mirë. Shumë përdorues e kanë cilësuar atë po aq të mirë sa versioni kryesor Idol 3 me ekran 5.5 inç. Ajo që na intereson është se me një çmim prej 180 dollarësh, Onetouch Idol 3 4.7 është duke konkuruar drejtpërdrejt gjeneratën e tretë të smartfonit Moto G. Specifikat e këtyre dy smartfonëve janë shumë të ngjashme ndaj një konkurencë e fortë i pret këto produkte në treg. Smartfoni Idol 3 4.7 do të jetë i disponueshëm në tregje duke filluar që nga data 13 gusht. (PC World Albanian)

Njihuni me smartfonit Idol 3 4.7 të Alcatel, rivalin e Moto G 2015
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)