Njihuni me oneBoard, një tastjerë që mund të përdoret në kompjutera të ndryshëm

Publikuar më: 26-05-2015

oneboardpro1

Duke qënë se kohët e fundit prodhuesit kanë tendencën të krijojnë pajisje inteligjente dhe të afta për tu integruar me njera tjetrën dhe një kompani teknologjike me bazë në Bejing, AC000 ka gjetur një mënyrë për të krijuar dicka të tillë. Bëhet fjalë për një tastjerë inteligjente të quajtur oneBoard. oneBoard vjen e disponueshme në tri versione; një version për përdorim në familje, një për zyrë dhe nnjë të fokusuar tek lojrat. Interesantja në këtë tastjerë qëndron në faktin se ajo mund të përshtaten dhe të përdoret në kompjutera të ndryshëm.

Tastjera përdor Android nën proçesorin ARM ose Windows dhe proçesorin Atom të Intel. Kjo tastjerë vjen e shoqëruar nga 2GB RAM dhe hapsirë memorie 16GB ose 64GB respektivisht për versionet Android dhe Windows. Modeli Android ofron gjithashtu mbështetje për output UltraHD ndërsa ai Windows ofron vetëm full-HD. Ndërsa modeli i fokusuar tek lojrat i quajtur oneBoard Pro+ funksionon në Android dhe është një version i përshtatur, njihet ndryshe si oneOS.

Përtej tastjerave kompania ka ndërtuar dhe dyqanin e saj të aplikacioneve ku mund të shkarkohen lojra. Tastjerës mund ti bashkangjitet dhe një maus, kështu ajo mund të shëndrrohet fare mirë në një version konsole për të luajtur. Për më tepër është shumë e thjeshtë për tu përdorur. Por nëse ju doni ta përdorni këtë tastjerë për kompjuterin tuaj PC apo Mac, mjafton të shtypni një buton në krye të tastjerës për ta përshtatur atë me pajisjen që doni ta përdorni.

Sipas AC000 magjia në këtë tastjerë qëndron në një portë DVI e cila mund të lidhet me portën HDMI 1.4 të kompjuterit apo MAC-ut tuaj. Ajo që duhet të bëni është vetëm të përdorni një kabëll për të lidhur tastjerën me pajisjen tjetër. oneBoard Pro+ shitet për 299$ në Kinë. Ndërsa modeli për përdorim në familje, oneBoard Easy do të ketë një cip më të lirë ARM, butona plastik dhe do të kushtojë 99$. (PC World Albanian)

Njihuni me oneBoard, një tastjerë që mund të përdoret në kompjutera të ndryshëm
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)