Njihuni me Moto Z, telefonin më të mirë të Motorola

Publikuar më: 10-06-2016

Moto-Z-Front_Back-Combo-980x980Ditën e sotme Motorola hodhi dritë mbi atë që mund të jetë telefoni më i mirë i kompanisë, Moto Z. Telefonët e rinj( shënojnë një epokë të re në trazicionin e Motorola nga një “Kompani e Google” në një “Kompani e Lenovos”.

Moto Z është një telefon metalik dhe kompania e quan si “telefoni më i hollë në botë.” Ka një ekran 5.5 inç 1440p AMOLED, një proçesor Snapdragon 820, 4GB RAM, 32 ose 64GB memorje të brendshme dhe mbështetje për kartë microSD. Në frontin e fotografisë, telefoni ka një kamër të pasme 13 Megapiksel me stabilizim optik dhe autofokus me lazer si dhe një kamër frontale 5 megapiksel me lente të gjërë.

Karakteristikat e tjera të telefonit janë: skaner të shenjave të gishtërinjve, rezistent ndaj ujit dhe dritë LED frontale. Motorola nuk bëri të ditur kapacitetin e baterisë por reklamonte jetëgjatësinë e saj prej 30 orësh.

Varianti tjetër i telefonit është Moto Z Force i cili në vend të ekrani Gorilla Glass përmban një mbulesë të fuqishme prej plastike. Moto Z Force është më i trashë dhe përmban bateri me kapacitet më të lartë prej 3,500 mAh. Telefoni gjithashtu ka një kamër me sensor më të madh prej 21 megapiksel.

Që të dy modelet janë të përshtatshëm me sistemin e aksesorëve “MotoMods”. Moto Z do të dalë në shitje në Shtator në Europë dhe Britani. (PCWorld Albanian)

Njihuni me Moto Z, telefonin më të mirë të Motorola
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)