Njihuni me Lily-n, droni i specializuar për realizimin e selfie-ve

Publikuar më: 13-05-2015

screen-shot-2015-05-11-at-8-01-59-pmSelfiet e mërzitshme me shkop që janë kthyer në një trend kohët e fundit, duket se do të përballen me një konkurent në këtë treg. Duke qënë se teknologjia ka avancuar, prania e pajisjeve interesante siç janë dronët në jetën tonë po vjen duke u rritur. Trendi i selfieve i kombinuar me risinë ‘dron’ nuk kishte si mos të sillte një dron posaçërisht për selfiet. Pikërisht këtë gjë bën droni Lily.

Kamera e Lily mund të regjistrojë në rezolucion 1080piksel ose në 720piksel slow motion. Por kjo veçori nuk është ajo që e diferencon këtë produkt nga të tjerët e këtij lloji. Nga karakteristikë tjetër e rëndësishme është se ky dron është rezistent ndaj ujit, ndaj ai është perfekt për selfiet në pishinë. Droni ka aftësinë të vendoset vetë në një orbitë të duhur me një largësi të caktuar nga përdoruesit për ti shkrepur atij një foto. Pra ai nuk ka nevojë për dikë që ta komandojë, të gjithë mund të vendosen në pozicione për foto ndërkohë që është droni ai që bën rolin e fotografit.

lily-droneLily që nga dita e djeshme është i disponueshëm për tu porositur në uebfaqen e startup-it. Interesant është fakti se çmimi i dronit në muajin e parë do të jetë 499$ ndërsa më pas ai do të kushtojë plot 899$. Kjo mund të jetë një strategji e skuadrës në mënyrë që të shesi sa më shumë në ditët e para të lançimit të Lily. (PCWorld Albanian)

Njihuni me Lily-n, droni i specializuar për realizimin e selfie-ve
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)