Njihuni me iPad Pro e ri, tani me ekran 9.7 inç dhe çmim 599 dollar

Publikuar më: 21-03-2016

Screen-Shot-2016-03-21-at-2.01.07-PMEvenimenti i Apple i cili u mbajt sot në ora 18:00 shkoi ashtu siç pritej. Kompania krahas iPhone SE prezantoi edhe një iPad të ri këtë herë jo me ekran 12.9 inç por 9.7 inç. Modeli fillestar me 32GB memorje të brendshme do të kushtojë 599 dollar ndërsa versioni 256 GB plot 899 dollar.

Mund të themi se është pothuajse një iPad Pro por me përmasa të tkurruara. Përmban katër bokse zëri dhe mbështetje për Apple Pencil. Ekrani prej 9.7 inç karakterizohet nga rezolucion 2048×1536 dhe shkëlqim 25 % më të lartë sesa iPad Air.

Proçesori është po ai i njëjti që gjendet brenda iPad Pro, Apple A9X. Kamera ushqehet nga një sensor 12 megapiksel me mbështetje për video 4K dhe frontalja me sensor 5 megapiksel.

Përveç Apple Pencil, iPad Pro i ri do të ofrohet së bashku me një tastierë dhe aksesorë të tjerë shtesë. iPad Pro 9.7 inç do të jetë i disponueshëm në katër ngjyra dhe porositë fillojnë në të njëjtën ditë me iPhone SE, 24 Mars. Së bashku me këtë produkt të ri Apple po ul çmimet e tabletëve ekzistues në treg: iPad Air 2 tani kushton 399 dollar ndërsa iPad Mini 2 vetëm 269 dollar. (PCWorld Albanian)

Njihuni me iPad Pro e ri, tani me ekran 9.7 inç dhe çmim 599 dollar
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)