Njihuni me Alphabet, kompaninë nën të cilën do të operojë Google

Publikuar më: 14-08-2015

20101112070755-84e8e412Dy themeluesit e Google, Larry Page dhe Sergey Brin janë tanimë president dhe CEO të një kompanie të re të quajtur Alphabet. Bëhet fjalë për një kompani të re prind nën të cilën do të operojë Google këtej e tutje nën drejtimin e CEO-s së ri Sundar Pichai.

Page shkroi në një postim në blog se kompania Google aktualisht është duke operuar mirë në treg por ajo mund të organizohet shumë më mirë se kaq për të qënë më frytdhënëse. Ndaj dhe lindi nevoja e Alphabet.

Vitet e fundit Google është përpjekur shumë të zgjerojë veprimtarinë e saj përtej motorrit të kërkimit dhe sistemit operativ Android. Biznesi i saj i kërkimit dhe reklamimit vazhdon të jetë më dominanti në botë duke gjeneruar 50 miliard dollar në vit. Por duke qënë se interneti po evoluon çdo ditë e më shumë, Page ka qënë duke kërkuar burime të tjera të ardhurash. Kompania Google tanimë është bërë pjesë e biznesit të smartfonëve, pajisjeve inteligjente që vishen, makinave autonome etj.

Përveç Google, Alphabet do të monitorojë dhe laboratorin Google X, Calico e Life Sciences ndërsa motorri i kërkimit Google dhe Android do të vazhdojnë të operojnë nën udhëheqjen e Google ose ndryshe Sundar Pichai. Këto ndryshime e rrisin rolin e Pichai në kompani. Kishte ardhur koha që ai të vlerësohej për përpjeket e tij që kanë rritur suksesin e kompanisë. Sipas Page ristrukturimi do të ndihmojë në arritjen e qëllimeve kyçe të kompanisë siç janë: arritja e objektivave ambicioz, planet afatgjata, përmirsimi i transparencës, investimet në fusha fitimprurëse dhe ç’është më e rëndësishmja përmirsimi i jetës së njerëzve aq sa është e mundur.

Page deklaroi se ideja e emërtimit ‘Alphabet’ ishte e tija dhe e Brin. Ata zgjodhën një fjalë të tillë për vet faktin se ajo përfaqëson gjuhën një nga elementët më të rëndësishëm të humanëve. Alphabet do të zëvëndësojë në tërësi Google. Duket se investitorët kanë reaguar pozitivisht nga ky lajm. Kjo bëri që vlera e aksioneve të Google në bursë të rritej me 6%. Një fillim i mbarë ky për Alphabet. (PC World Albanian)

Njihuni me Alphabet, kompaninë nën të cilën do të operojë Google
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)