Një zhvillues ka arritur të instalojë një shfletues në orën inteligjente Apple Watch

Publikuar më: 11-05-2015

microsoftapplewatchhed1_1020.0.0Comex, zhvilluesi që ka ndërtuar dhe JailBreakMe aktulisht punonjës i Apple ka zbuluar një mënyrë të veçantë për të instaluar një shfletues ueb në orën inteligjente Apple Watch. 9to5Mac raporton se Comex ka arritur të hakojë pajisjen dhe më pas të instalojë shfletuesin në të. Në një video që ai ka publikuar, shfaqet faqja e Google në Apple Watch.

Sigurisht që kjo duket si diçka qesharake. Dritarja e kërkimit e Google shfaqet e fregmentuar pasi nuk mund të duket e plotë për shkak të hapsirës së vogël të ekranit. Deri më tani Comex nuk ka publikuar ndonjë detaj përsa i përket hakimit që ai ka aplikuar mbi këtë pajisje por pavarësisht mënyrës negative që ai ka zgjedhur të shfaqë këtë shfletues, kjo mund të cilësohet si një risi dhe pritet që të përdoret nga zhvillues të tjerë për të bërë të njëjtën gjë. E përse mos të kemi një shfletues dhe në një orë inteligjente? (PC World Albanian)

Një zhvillues ka arritur të instalojë një shfletues në orën inteligjente Apple Watch
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)