Një vit nga starti, aplikacioni Periscope numëron 200 milion transmetime

Publikuar më: 28-03-2016

untitledNjë lojtar madhor në transtimet live në platformat mobile, shërbimi në pronësi të Twitter Periscope këtë fundjavë festoi një vjetorin e themelimit. Me këtë rast kompania zbuloi disa statistika të cilat tregojnë sesa shpejt është rritur kjo platformë që nga Marsi i 2015-tës.

Përdoruesit e Periscope kanë krijuar mbi 200 milion transmetime në rrjetin e saj. Plot 110 vite video live shikohen çdo ditë përmes aplikacioneve iOS dhe Android.

Po ta vendosim në perspektivë, Periscope akoma nuk ka arritur 1 milion orë shikime ku Youtube, lideri aktual, thotë se përdoruesit ndjekin qindra miliona orë video çdo ditë duke gjeneruar miliarda shikime.

Dhe duke pasur në konsideratë lajmet e fundit se Youtube po ndërton një aplikacion të ngjashëm, dominimi i Periscope në këtë sektor nuk është aspak i garantuar. E thënë ndryshe, sfidat që e presin këtë shërbim janë të mëdha pavarësisht se fitoi një betejë atë kundër Meerkat. Facebook gjithashtu ka hyrë në këtë sektor me aplikacionin Facebook Live i disponueshëm në iOS që nga muaji tetor i vitit të kaluar dhe së fundi edhe në Android.

Rrjeti social numëron mbi 1,5 miliard përdorues si dhe falë njoftimeve që u dërgohen përdoruesve saherë që po realizohet një transmetim, kjo e bën çdo gjë më të vështirë për Periscope. (PCWorld Albanian)

Një vit nga starti, aplikacioni Periscope numëron 200 milion transmetime
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)