Blog

Një video e publikuar tregon BlackBerry Passport me sistem operativ Android

Aug 25 2015
0 Shpërndarje

blackberry-passportSmartfoni BlackBerry me sistem operativ Android pritet të mbërrijë vitin që vjen por tanimë fansat kanë provuar të instalojnë Android në një nga smartfonët e saj ekzistues. Online është publikuar një video ku tregohet se si funksionon Android LollipopBlackBerry Passport. Në të duket qartë ndërfaqja Android, Google Play etj.

Por karakteristikat e Android Lollipop janë ndërthurur dhe me disa nga veçoritë e vet BlackBerry. Kjo do të thotë që instalimi i sistemit operativ nuk është bërë nga kompania po nga ndonjë ekspert në kushte shtëpiake.

Për më tepër duket një veprim i çuditshëm që BlackBerry të sjellë një smartfon tashmë të njohur për tregun të pajisur me një softuer të ri. Për momentin smartfoni Venice, me sistem operativ Android është prioritet i kompanisë. Online kanë mbërritur imazhet e para që supozohet të jenë të këtij smartfoni.

Është e qartë që në zyrat e BlackBerry ka nisur një lëvizje ‘Android’, ndërkohë që kompania vazhdon të shesë pajisjet BlackBerry 10. Besohet se pajisjet e reja me sistem Android do të jenë të pajisur me disa nga veçoritë e BB10 si BlackBerry Hub. Por duhet të kemi parasysh se të gjitha këto ende nuk kanë marrë një konfirmim zyrtar nga kompania, ndaj na duhet ende të presim. Nëse jeni kurioz se si duket Android në smartfon BlackBerry, ju ftojmë ti hidhni një sy videos së mëposhtme. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>