Një video e Huawei Mate 9 ka në fokus jetëgjatësinë e baterisë

Publikuar më: 31-10-2016

gsmarena_003Xiaomi nxiti entuziasëm të lartë me produktet e reja Mi Note 2 dhe Mi Mix, por rivali kryesor akoma nuk e ka bërë lëvizjen e tij. Sigurisht po flasim për Huawei dhe telefonin e ardhshëm Mate 9 i cili do të prezantohet zyrtarisht më 3 Nëntor.

Në një video të shkurtër publikuar nga vetë kompania, prodhuesi kinez fokusohet në jetëgjatësinë e baterisë dhe kohëzgjajen e karikimit të plotë. Sipas saj Mate 9 do të ketë një bateri të jashtzakonshme.

Një teknologji më e mirë e ngarkimit të shpejtë mund të jetë ndër risitë e telefonit, mbase Smart Power 5.0.

Mate 9 do të ofrohet në dy variante. Modeli Pro do të ketë ekran 5.9 inç të lakuar dhe rezolucion Quad HD. Ndërsa modeli bazë me shumë gjasa do të ketë një ekran FullHD. Specifikat e harduerit pritet të jenë: Kirin 960, 4GB ose 6GB RAM dhe 64GB, 128GB ose 256GB memorje të brendshme. (PCWorld Albanian)

Një video e Huawei Mate 9 ka në fokus jetëgjatësinë e baterisë
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)