Një vështrim i përgjithshëm i Intel Core i7-5775C, proçesorin që askush se dëshironte

Publikuar më: 03-08-2015

broadwellh-100588991-gallery

Intel sapo ka shtuar një produkt të ri në linjën e saj të proçesorëve, bëhet fjalë për Intel Core i7-5775C 3.3GHz dizenjuar për kompjuterat desktop. Në fakt është një produkt që interneti ka kohë që e kërkon.

Proçesorët Broadwell janë cilësuar gjithnjë si komponentë të nivelit të ulët dhe jo praktikë. Prandaj dhe Intel ka prezantuar gjeneratën e re Skylake. Megjithatë reagimi dhe presioni nga komuniteti i desktop-ëve dhe shitësve bëri që Intel të detyrohej të sillte një tjetër proçesor Broadwell. Ky është Intel Core i7-5775C të cilën jo vetëm Intel por as prodhuesit nuk po e dëshirojnë.

dsc00677-100598920-large

Por çfarë janë proçesorët Broadwell? Intel prezantoi 10 lloje proçesorësh Broadwell në eventin e Qershorit Computex. Ashtu si Intel ka vendosur, një pjesë e madhe e tyre është dizenjuar për laptop, ndërsa pjesa tjetër për mini kompjutera. Nga këta 10 vetëm 2 lloje përshtaten kërkesave të konsumatorëve. Por për të përdorur një proçesor të tillë më parë duhet përditësuar BIOS në mënyrën e duhur. Broadwell është arkitekturë 14nm që ofron një rritje 4% të performancës krahasuar me modelet Haswell të Intel. Por Broadwell nuk është më i mirë sesa Haswell krahasuar në të gjitha këndvështrimet.

intel-broadwell-h-skus-100588623-large

 

Si është testuar?

Për të parë më konkretisht performancën apo komponentët e tjerë të këtij proçesori të ri, ai iu nënshtrua një sërë testimesh të cilat u kryen në një kompjuter Asus Z97 Deluxe me 16GB DDR3/1600 dhe 240GB SSD që përdorte një sistem operativ Windows 10. Sigurisht që performanca grafike cilësohet si një nga veçoritë më të rëndësishme por dhe tregues të nivelit të proçesorëve. Në mënyrë që rezultati të ishte sa më saktë, proçesori Intel Core i7-5775C u krahasua me Intel Core i7-4790K Haswell. Ky i fundit ka një frekuencë 4GHz dhe grafikat e Intel HD4600, ndërkohë që Intel Core i7-5775C frekuencë 3.3GHzdsc00684-100598923-large

Testimi Handbrake

Testimi i parë që ka nevojë për diskutim është ai Handbrake gjatë të cilit testohet konvertimi i një skedari masiv 30 GB MKV në formatin MP4. Rezultati i këtij testimi nxori fitimtar në mënyrë të dukshme Intel Core i7-5775C. Por nuk ndodh e njëjta gjë nëse përdoren transistorët e dedikuar të Intel, Quick Sync. Në këtë rast është Intel Core i7-4790K që pasqyron një performancë më të mirë.

corei7_5775c_handbrake_10_x264-100598904-large

Testimi CineBench R15

Bëhet fjalë për një test të bazuar në pakon e animuar të Maxon, Cinema 4D. CineBench teston në të njëjtën kohë proçesorin por dhe numrin e “Thread” që sillen si bërthama. Rezultati nuk është surprizues, proçesori Broadwell 3.7GHz nuk ja del dot të mundë Haswell 4.4GHz.

corei7_5775c_cinebenchr15_all_cores-100598899-large

Performanca e punës, testimi PCMark 8

Ky testim simulon detyra të ndryshme kompjuterike të ndara në kategoritë Work, Home dhe Creative. Work përfshin detyra si Office Drone, videot dhe drita e lojrave ndërkohë që Home përmban lojra më rastësore. Përsëri proçesoru Intel Core i7-4790K del fitimtar në këtë testim.

corei7_5775c_pcmark_work_conventional-100598908-large

Performanca kreative

Në këtë testim, Broadwell rikthehet suksesshëm duke triumfuar mbi Intel Core i7-4790K, edhe pse me një rezultat të ngushtë. Kjo ndodh në sajë të aftësive më të mira të lojrave që ka Broadwell.

corei7_5775c_pcmark_creative_conventional-100598906-large

Performanca në shah

Ja ku erdhi radha e testimit Fritz 12 Chessbenchmark i cili mat aftësitë që ka një proçesor për të llogaritur lëvizjet e shahut. Këtë herë rezultati rezultati nuk është në anën e Broadwell. Edhe pse bërthamat e Broadwell janë 5 herë me efiçente kjo nuk mjaftoi për të mundur shpejtësinë e lartë të Intel Core i7-4790K.

Performanca e lojrave sintetike

Kjo testohet në sajë të 3DMark. Këtu çipi Broadwell fiton më shumë pikë se çipat Haswell duke pasqyruar se sa larg ka ecur Intel. Përparësia vjen si pasojë me eDRAM. Më në fund mund të themi se Intel ja ka dalë përsa i përket grafikave AMD të performancës.

Testimi konkret në lojra

Përgjatë lojës Dirt Showdown, Broadwell shfaqet fuqishëm. E njëjta gjë ndodh dhe gjatë lojrave BioShock Infinite dhe Tomb Raider.corei7_5775c_tomb_raider_19x10_low-100599154-large

Performanca OpenCL

Testi i fundit i kryer është Luxmark 3.0 i cili mat performancën e OpenCL. OpenCl është një mënyrë për të vënë në funksion detyra kompjuterike të përgjithshme në një çip grafik. Dhe këtu ndodh e njëjta gjë, Broadwell triumfon dukshëm mbi çipin tjetër.

Konkluzioni

Ardhja e këtij proçesori nga Intel është parë me habi për shkak se kompania ka lajmëruar se do të sjellë pasardhësin e Haswell, Skylake i cili pritet të jetë një sukses i vërtetë. Ndaj pse Intel ka humbur kohë me Broadwell? Nëse Skylake mbërrin shpejt tek publiku askush nuk do ketë më dëshirë të blejë apo të përdorë një sistem të ri me proçesorin Broadwell. Përtej kësaj deri më tani Broadwell ka rezultuar të jetë më i ngadaltë se Haswell ndaj askush nuk ka interes ta përdorë një të tillë. Mund të themi se pika më e fortë e Broadwell janë grafikat e integruara dhe kjo si pasojë e pranisë së DRAM. Pra Broadwell është perfekt për të apasionuarit pas lojrave.Pavarësisht të gjithave, kush do të shpenzonte 366 dollar në një proçesor për të luajtur lojra pa pasur një kartë grafike e cila kushton 150 dollar? Shumë pak pëdoroues apo jo? Duke qënë se Broadwell na zhgënjeu disi, tani presim me padurim ardhjen e gjeneratës së re Skylake. (PC World Albanian)

Një vështrim i përgjithshëm i Intel Core i7-5775C, proçesorin që askush se dëshironte
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)