Një uebfaqe bllokon Safari-n në iOS dhe OS X. Shkakton rindezjen e iPhone dhe iPad

Publikuar më: 26-01-2016

safari_logo-930x488Edhe pse në një formë tjetër një iPhone dështonte dhe ndalonte nga funksioni, sot do ju tregojmë një uebfaqe e cila rezultatin e ka të njëjtë por që është metoda ajo që ndryshon.

Para pak muajsh ju vumë në dijeni të një dobësie në aplikacionin e mesazheve në iOS e cila nëse shfrytëzohej siç duhej shkaktonte dështimin e sistemit operativ dhe si pasojë ri ndezjen e tij.

Crashsafari.com është një uebfaqe e cila bën të njëjtën gjë këtë herë duke shfrytëzuar çdo shfletues që nga Chrome dhe Firefox e më i prekuri rezulton Safari. Si është e mundur? Duke shtuar karaktere pafund në fushën e uebfaqes përmes një skripti, Crashsafari mbingarkon memorjen e aplikacionit duke bllokuar terësisht çdo funksionalitet të tij dhe si rezultat të përfundojë në dështim.

Dhe nuk po flasim vetëm në iOS por edhe OS X. Madje në iOS telefonët iPhone dhe tabletët iPad do të rindizen. Por historia nuk përfundon këtu sepse edhe Chrome në Android, iOS, OS X dhe Windows vuan në të njëjtën mënyrë.

Firefox vjen me një përjashtim në platformat desktop dhe Android ku shfaq një paralajmërim “skript pa përgjigje” ku mund të zgjidhni ta bllokoni dhe të shmangni bllokimin në terësi të aplikacionit.

Ndërkaq i vetmi i cili i bën ballë skriptit është shfletuesi Microsoft Edge. Nëse qaseni në uebfaqe përmes Edge do të vëreni një mesazh: “Çfarë po prisnit?” Për të interesuarit mëposhtë do të gjeni edhe burimin e kodit të këtij skripti. (PCWorld Albanian)

Një uebfaqe bllokon Safari-n në iOS dhe OS X. Shkakton rindezjen e iPhone dhe iPad
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)