Një teknologji e re dërgon në 5Gbps kapacitetin e kabllove Cat 5e dhe Cat 6 të internetit

Publikuar më: 30-09-2016

ethernetNjë standart i ri interneti i cili ofron deri në 2.5 Gbps shpejtësi transmetimi përmes kabllove Cat 5e është aprovuar nga IEEE. Standarti i cili njihet formalisht si IEEE 802.3bz-2016 sjell akom edhe më shumë shpejtësi në kabllot Cat 6 në 5Gbps.

Aktualisht kabllot Cat 5e ofrojnë shpejtësi maksimale deri në 1 Gbps dhe për kapacitete 10 Gbps duheshin kabllo të posaçme Cat 6a dhe Cat 7. Ndërsa këta të fundit po rriten në popullaritet çdo ditë, një pjesë e madhe e shtëpive, zyrave dhe institucioneve përdorin Cat 5e dhe Cat 6.

Edhe pse një lidhje interneti 1Gbps mund tu duket mbase për shumë prej nesh e paarritshme, vitet e fundit është vënë re një rritje e bujshme e shpejtësisë së internetit sidomos në Wi-Fi. Konkretisht standarti 802.11ac i Wi-Fi ka një kapacitet prej 6.5Gbps dhe në praktikë këto shpejtësi shkojnë nga 1,3 deri në 1,6Gbps.

Standarti i ri do të bëjë të mundur shpejtësi deri në 2.5Gbps në distancë 100 metra në kabllot Cat 5e dhe 5 Gbps në kabllot Cat 6. (PCWorld Albanian)

Një teknologji e re dërgon në 5Gbps kapacitetin e kabllove Cat 5e dhe Cat 6 të internetit
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)