Një “task force” sekrete brenda rrjetit social Facebook kërkon luftimin e përmbajtjeve të rreme

Publikuar më: 15-11-2016

15tufekciweb-master675Mark Zuckerberg mund të mos shqetësohet shumë për lajmet false që janë nëpër Facebook, por disa punëtorë brenda kompanisë së tij duket se kanë pikëpamje të ndryshme.

Sipas BuzzFeed News, dhjetëra punonjës kanë organizuar një “task force” sekrete që ka si qëllim të krijojë dhe të dërgojë një seri rekomandimesh tek drejtuesit e lartë të Facebook në një sërë masash ndërmarrë rreth problemit me lajmet e rreme.

“Nuk është një ide e çmendur” fakti që lajmet e rreme në Facebook kishin një impakt në zgjedhjet, një pjesëtar anonim i task forcës tha për BuzzFeed News. “Çfarë është çmenduri, është që Mark Zuckerberg të thotë se nuk është e tillë, kur ai e di, dhe ne në kompani e dimë, se lajmet e rreme pushtuan platformën tonë gjatë të gjithë fushatës.”

Është e rrallë të dëgjohet një mospajtim kaq i organizuar brenda një kompanie. Facebook nuk ka komentuar ngjarjen.

Me kritika që tani po vinë nga jashtë dhe nga brenda kompanisë, do të jetë e vështirë për Facebook që të vazhdojë të injorojë problemin e tij me lajmet e rreme. (PCWorld Albanian)

Një “task force” sekrete brenda rrjetit social Facebook kërkon luftimin e përmbajtjeve të rreme
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)