Një tablet i ri Kindle Paperwhite: Me të njëjtin çmim por me rezolucion më të lartë

Publikuar më: 18-06-2015

kindlepaperwhite2015-100591781-largeAmazon ka vendosur të sjellë një model të lexuesit dixhital Kindle Paperwhite akoma më cilësor, e cilësia në këtë rast do të thotë rezolucion më i lartë nën të njëjtin çmim. Gjenerata e tretë e Paperwhite ka ekran me rezolucion 300ppi, pra më shumë se 200ppi që kishte modeli i lançuar vitin e shkuar. Përsa i përket çmimit, ai vazhdon të jetë 119$.

Përveç rritjes së rezolucionit një ndryshim tjetër që sjell ky model i ri ka të bëjë pikërisht me softuerin. Për më tepër Amazon ka vendosur të përdorë një stil të ri shkrimi, atë Bookerly, i cili sipas Amazon redukton lodhjen e syve. Përmirësime të dukshme janë aplikuar gjithashtu në hapsirat dhe vendosjen e karaktereve. Amazon duket se është tepër e fokusuar në këtë biznes, megjithatë se ai nuk është duke lulëzuar, përdoruesit vazhdojnë të kërkojnë një lexues dixhital.

Amazon ka sjellë në treg një sërë modelesh të tilla, ndër to dhe Kindle Voyage e cila ka akoma një sërë avantazhesh mbi Paperwhite, është më e hollë dhe më e lehtë dhe drita e ekranit rregullohet automatikisht në sajë të dritës së ambjentit. Nëse doni të shpenzoni më pak ne ju sugjerojmë të blini modelin bazë Kindle për 79$ por sigurisht që në të mos kërkoni të gjeni specifikat më të fundit. Ndërsa modeli i ri i Paperwhite është i disponueshëm për tu porositur që nga data 30 qershor. (PC World Albanian)

Një tablet i ri Kindle Paperwhite: Me të njëjtin çmim por me rezolucion më të lartë
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)