Një sulm kibernetik i paprecedent rrëzon internetin e Liberisë

Publikuar më: 06-11-2016

hacker_cyber_attack-large_transm37qciwr9ctrqmimdqvx7nazir6birvvm1fzvuzurhoNjë sulm kibernetik i paprecedent nxori terërisht offline internetin në shtetin afrikan të Liberisë ku hakerat shfrytëzuan të njëjtën metodë e cila nxori jashtë funksioni qindra uebfaqe muajin e kaluar.

Sulmi rrit frikën se kriminelët po praktikojnë metoda të sabotimit të internetit në SHBA kur vendi tu drejtohet kutive të votimit më 8 Nëntor. Sulma të shumta ndërmarrë gjatë javës kanë nxjerrur offline pjesën më të madhe të uebsajteve në Liberi.

Edhe pse nuk ka informacion për ata që fshihen pas sulmit, ekspertët thanë se metoda ishte po aq e thjeshtë dhe erdhi po nga i njëjti burim që sulmoi SHBA-të.

Sulmi u realizua me një armë kibernetike, botnetin Mirai, një rrjet paisjesh të ndërlidhura që dërgojnë trafik të shumtë ndaj një objektivi duke e nxjerrur offline.

Është e njëjta mënyrë sesi uebfaqet e biletave përfundojnë offline prej trafikut të lartë. Sulmi ndaj internetit të Liberisë është i pari në histori i cili rrëzon rrjetin e një vendi të tërë. (PCWorld Albanian)

Një sulm kibernetik i paprecedent rrëzon internetin e Liberisë
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)