Një studim i Universitetit të Kembrixh zbulon se 87 % të paisjeve Android janë vazhdimisht të rrezikuara nga hakerat

Publikuar më: 14-10-2015

angry-android-100599030-largePlatforma Android shquhet për dobësi të shumta sigurie. Nuk janë të pakta rastet që përdoruesit e pajisjeve Android rrezikohen nga sulmet e hakerave. Dhe një studim i ri i Universitetit Kambrixh arrin në këtë konkluzion. Sipas hulumtimeve është zbuluar se 87% e pajisjeve Android janë vulnerabël ndaj sulmeve të hakerave.

Për të arritur në një përfundim të tillë, skuadra e ekspertëve të sigurisë implementoi një aplikacion Data Analyzer në Google Play Store me anë të të cilët u mblodhën të dhëna nga 20.000 pajisje Android, shumica nga prodhues si Samsung, HTC, LG dhe Motorola. Nëse dhe ju doni të kontriboni dhe të bëheni pjesë e studimit, mund të shkarkoni aplikacionin data Anylazer në pajisjen tuaj Android.

Në grafikun bashkangjitur shihet qartë rritja e pasigurisë në smartfonët Android muajt e fundit. Pasiguria sa vjen e rritet me kalimin e muajve. Para disa muajsh, vulnerabiliteti Stagefright që preku një masë të madhe të pajisjeve Android, na tregoi se sa shpejt mundet një problem i tillë të infektojë miliona pajisje. Madje dhe korigjimi i dobësimeve është i vonshëm, kjo në sajë të mënyrës së si mbërrijnë përditësimet në smartfonët Android.

Konkretisht pasi Google lançon përditësimin korigjues, çdo prodhues smartfonësh Android duhet të përshtasë përditësimin me sistemin e smartfonëve të tij përkatës. Ka dhe një pengesë tjetër; kërkohet dhe aprovimi nga operatorët telefonikë të cilët duhet të testojnë përditësimin para se ai të mbërrijë tek konsumatorët e tyre. E gjitha kjo përbën një disavantazh për platfomën Android, ndërkohë që Apple me një përditësim mund të mbulojë problemet në të gjithë pajisjet e saj iOS.

Studimi i Universitetit të Kambrixh u paraqit dhe në formën e një liste ku renditeshin pajisjet me të sigurta e deri tek ato më të rrezikuara. Në sajë të listës së publikuar vëmë re se në krye të saj gjenden pajisjet Nexus si më të sigurta, më pas ato të LG e në fund disa kompani jo shumë të njohura për tregun si Symphony dhe Walton. Megjithatë edhe Nexus nga 10 pikë të mundshme u vlerësua vetëm me 5 të tilla. Kjo tregon se as pajisjet Nexus nuk janë 100% të sigurta. Google i duhet ende shumë punë për të rritur sigurinë në platformën Android e kryesisht në pajisjet e saj Nexus. (PC World Albanian)

Një studim i Universitetit të Kembrixh zbulon se 87 % të paisjeve Android janë vazhdimisht të rrezikuara nga hakerat
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)