Një startup Turk ka arritur të ndërtojë një Transformer të vërtetë

Publikuar më: 24-11-2016

screen-shot-2016-11-23-at-11-14-42-am-796x449Ideja e të paturit një Transformer të vërtetë tashmë është një realitet e kjo falë BMW-së.

Nëse nuk keni xhepa të “shqepur” dhe një biletë për në Abu Dabi, mund të keni një BMW të serisë 3 e cila transformohet në një robot brenda 60 sekondash.

“Dëshirojmë që ti tregojmë gjithë botës potencialin tonë,” tha Turgat Alpagot, drejtor i marketingut pranë Letrons, startupi turk që e ka bërë një realitet makinën robot.

Antimon muk mund të drejtohet në rrugë nga një shofer, por mund të drejtohet në distancë. Makina mund të udhëtojë me 12 milje në orë dhe kur transformohet mund të lëvizë krahët, gishtat madje edhe kokën.

Një ankand është hapur me çmim fillestar prej 600,000 dollarësh. U deshën 12 inxhinierë dhe 11 muaj punë për të krijuar Antimon.

Aktualisht startupi po kërkon të fonde për të ndërtuar një makinë cila mund të drejtohet. (PCWorld Albanian)

Një startup Turk ka arritur të ndërtojë një Transformer të vërtetë
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)