Një spyware me emrin Exapsy në Android shënjestron ekzekutivët e kompanive

Publikuar më: 04-11-2016

android-spywareTë qënurit i varuar në jetën tonë personale dhe profesionale nga një smartfon nuk është më një çudi por është një realitet për shumë nga ne. Këto pajisje mbajnë shumë informacione të ndjeshme – informacione që mund të vlejnë shumë për disa njerëz, veçanërisht nëse jeni një ekzekutiv i lartë në një biznes të suksesshëm.

Hulumtuesit nga një grup i sigurisë mobile, i quajtur Skycure, kanë analizuar një aplikacion keqdashës që gjetën në një pajisje Android 6.0.1 në pronësi të një ekzekutivi të një kompani teknologjike botërore.

Emri i paketës keqdashëse është “com.android.protect”, dhe vjen e maskuar si një aplikacion i  Google Play Store Services. Ajo çaktivizon shërbimin SPCM të Samsung në mënyrë që të qëndrojë i aktivizuar dhe instalon veten si një paketë sistemi për të qenë e pamundur që të hiqet nga përdoruesi (nëse mund të marrë hyrje rrënjë), dhe gjithashtu mundet të fshehë veten.

Ato nuk thonë se si aplikacioni keqdashës – një aplikacion spiun komercial i quajtur Exapsy – gjeti rrugën në telefonin e viktimës, por besohet se dikush kishte qasje në paisjen, për të kryer krimin.

Sapo instalohet dhe hapet, aplikacioni kërkon të drejta administratori nga pajisja, kërkon numri i licencës, fsheh vetvehten (prezenca e tij mund të zbulohet duke telefonuar  “11223344”), dhe në fund kërkon që të ketë hyrje në sistem (nëse pajisje e lejon).

Aplikacioni mundet të :

  • Mbledhë biseda dhe mesazhe të dërguar me anë të SMS, MMS, dhe aplikacioneve të tjera të njohura (Gmail, FB Messenger, Skype, WhatsApp, etj.)
  • Të regjistrojë audio dhe telefonata.
  • Të mbledhë fotot dhe ti bëjë foto ekranit.
  • Të mbledhë kontaktet, historinë e shfletuesit, përmbajtjet në kalendar, dhe shërbime të tjera.

Informacioni i vjedhur pastaj dërgohet në një server të jashtëm të operuar nga sulmuesi.

Ky aplikacioni është i gatshëm për tu blerë nga çdokush për $15-$30 në muaj, për pajisje.  Dëmi i mundshëm që mund të shkaktohet, veçanërisht për bizneset, është i madh. (PCWorld Albanian)

Një spyware me emrin Exapsy në Android shënjestron ekzekutivët e kompanive
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)