Një sistem i ri vlerësimi do të tregojë nëse kartat SD janë të afta të mbajnë aplikacionet Android

Publikuar më: 30-11-2016

extreme-pro-1tb_right-angle_lr-100683375-large-0-100683509-primary-idgeBlerja e kartës së duhur SD për telefonët Android do të jetë një eksperiencë më lehtë tani e tutje.

Kjo sepse Shoqata SD, një organizatë tregtare e cila krijon specifikat e kartaveSD, prezantoi një sistem të ri vlerësimi që do tërë në dijeni përdoruesit nëse një kartë e caktuar ofron performancën e duhur për mirëfunksionimin e aplikacioneve.

Specifikimi SD 5.1 hedh bazat e një klasi të ri kartash në të cilat mund të ruani aplikacione që do të funksionojnë njëlloj si të ishin në memorjen e brendshme në aspektin e performancës.

a1-spec-100695890-orig

Ishte Android Marshmallow që solli mbështetjen për memorjet e adaptueshme ku përdoruesit mund të shkrinin memorjen e brendshme atë të kartës microSD.

Por kritikat kanë qenë të shumta për performancën e ulët të kartave SD që mund të rezultojë në ngadalësime gjatë përdorimit të aplikacioneve intensive.

Kartat SD me këtë teknologji përmbajnë etikatat A1 ose A1 App Performance. Këto simbole do të jenë pjesë e paketimit në mënyrë që të jeni në dijeni nëse është ajo që po kërkoni. (PCWorld Albanian)

Një sistem i ri vlerësimi do të tregojë nëse kartat SD janë të afta të mbajnë aplikacionet Android
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)