Një shtetase amerikane hedh “tutje” një kompjuter Apple I që daton nga 1976 me vlerë 200,000 dollar

Publikuar më: 01-06-2015

apple_i_euthman_flickr-100588184-largeNë muajin Prill, një femër hodhi disa paisje elektronike në një fabrikë riciklimi në Shtetet e bashkuara të Amerikës. Nuk ka ndonjë gjë interesante në këtë mes gjersa marrim në konsideratë faktin se në mesin e këtyre paisjeve elektronike gjendej një kompjuter i rrallë siç është Apple I.

Kompjuteri daton që nga 1976, dhe është një nga 200 paisjet e tilla të prodhuara, duke e bërë një produkt mjaft joshës për koleksionuesit e industrisë së teknologjisë. Në fakt Firma që menaxhonte atë fabrikë riciklimi e shiti këtë kompjuter antik për 200,000 dollar, por që ka në plan që gjysmën e këtij fitimi prej 100,000 dollar të ja ofrojë donatorit që në këtë rast është gruaja në fjalë.

Problemi i vetëm është se nuk dihet identiteti i saj dhe nuk kanë lënë as emër e as informacion. (PCWorld Albanian)

Një shtetase amerikane hedh “tutje” një kompjuter Apple I që daton nga 1976 me vlerë 200,000 dollar
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)