Një problem i Spotify në Windows dhe iOS vret hardisqet e përdoruesve

Publikuar më: 14-11-2016

spotify-796x398Përdorues të shumtë kanë raportuar një ngjarje të paprecedentë me aplikacionin Spotify në Windows, Mac dhe Linux.

Softueri ka zënë qindra gigabajt të dhëna në hardiskun e kompjuterave të përdoruesve madje edhe kur softueri nuk kishte autorizimin e duhur për të bërë diçka të tillë shkruante ARStechnica.

Ngelet e paqartë arsyeja e rekomandimi ynë është të shmangni përdorimin e Spotify në desktop. Shkrimi i sasive të mëdha të të dhënave ka një kosto, reduktim të jetëgjatësisë së hardisqeve ku secili prej tyre ka një cikël të caktuar shkrimi.

Spotify tha se e kishte riparuar këtë problem me versionin 1.0.42 të softuerit i cili po dërgohet aktualisht tek të gjithë përdoruesit. (PCWorld Albanian)

Një problem i Spotify në Windows dhe iOS vret hardisqet e përdoruesve
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)