Një problem sigurie në softuerët e Apple vë në rrezik serioz iPhone, iPad, Mac, Apple Watch dhe Apple TV

Publikuar më: 23-07-2016

1920Një dobësi sigurie në mënyrën sesi softueri i Apple menaxhon imazhet lejon hakerat të marrin kontrollin e një iPhone, iPad, Apple Watch, Mac apo Apple TV vetëm me një SMS apo e-mail të thjeshtë.

Dobësia e sigurisë në API-në e menaxhimit të imazheve do të thotë që një imazh i infektuar në formatin TIFF hap rrugë për hakerat të cilët pasi penetrojnë sigurinë e Apple mund të ekzekutojnë kodin e tyre në paisjen përkatëse.

Kjo dobësi sigurie mund të shfrytëzohet përmes çdo aplikacioni i cili vë në funksion API-në e imazheve të cilët nuk janë të paktë: Messages, MMS, Safari dhe Mail. Situata bëhet më kritike nëse mësojmë se ndërveprimi i përdoruesit nuk është i domosdoshëm për shfrytëzimin e dobësisë sepse shumica e aplikacioneve përpiqen të pasqyrojnë imazhet automatikisht.

Apple publikoi versionet iOS 9.3.3, OS X 10.11.6, tvOS 9.2.2 dhe watchOS 2.2.2 për të adresuar këtë dobësi sigurie. iOS 9.3.3 është i disponueshëm edhe për iPhone 4 dhe modelet e vjetra të cilat janë në rrezik. Ekzistojnë mëse 1 miliard paisje iOS në të gjithë botën të cilat preken nga ky kërcënim serioz sigurie.

Edhe Android-i një vit më parë u ballafaqua me një problem të ngjashëm, një dobësi sigurie e cila u quajt Stagefright me impakt në më shumë se 1 miliard paisje. (PCWorld Albanian)

Një problem sigurie në softuerët e Apple vë në rrezik serioz iPhone, iPad, Mac, Apple Watch dhe Apple TV
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)