Një pjesë e madhe e mbrojtësve ekzistues të ekraneve për iPhone do të funksionojnë edhe me prekjen 3D të iPhone 6S

Publikuar më: 20-09-2015

screen-shot-2015-09-17-at-11-54-24Kanë kaluar 11 ditë nga debutimi i iPhone 6S dhe 6S Plus dhe në qendër të diskutimeve nganjëherë edhe debateve ishin lapsi i iPad Pro dhe ekrani me prekje 3D i smartfonëve.

Prekja 3D, një teknologji e re pjesë e iPhone 6S dhe 6S Plus, është ndërtuar mbi sensorë nën ekran që gjurmojnë nivelin e shtypjes që ushtrohet. Disa konsumatorë filluan të shqetsoheshin nëse disa mbrojtës plastik dhe xhami për ekranet mund të kenë impakt negativ mbi sensorët gjer në atë pikë sa prekja 3D të ishte e pa përdorshme.

Portal i9to5mac në një e-mail drejtuar Zv Presidentit të Apple Phil Shciller shtroi edhe këtë shqetsim. Dhe përgjigja e Shciller ishte: “Prekja 3D do të funksionojë edhe nëse mbivendosen mbi të të tillë komponentë mbrojtës përderisa zbatojnë rregulloren tonë”.

Dhe rregullorja e Apple thotë qartë:

–    Të mos ketë trashësi më të madhe se 0.3 mm

–    Të mos ketë xhepa ajri mes ekranit dhe aksesorit

–    Të jetë elektrikisht i përçueshëm

Pas një kërkimi të shpejtë që bëmë mësuam se pothuaj të gjithë mbrojtësit prej xhami apo plastike ekzistues përmbushin këtë kritere. (PCWorld Albanian)

Një pjesë e madhe e mbrojtësve ekzistues të ekraneve për iPhone do të funksionojnë edhe me prekjen 3D të iPhone 6S
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)