Një përdorues i Youtube rikrijon sfondin “Heroi” të Windows 10-tës në Adobe After Effects

Publikuar më: 29-06-2015

herowallpaperwin10Microsoft shfrytëzoi pasyqyra tymi, filtra me ngjyra dhe pluhur kristalesh për të krijuar sfondin desktop quajtur “Heroi” për Windows 10-tën, por një përdorues e Youtube përdori gjithë potencialin e Adobe Aftet Effects për të rikrijuar këtë magji.

Edhe pse nuk janë identike, produkti i përdoruesit quajtur Khaos VFX është i ngjashëm me atë të Microsoft. Nëse jeni i interesuar të shkarkoni këtë imazh për ta përdorur si një sfond në kompjuterin tuaj klikoni në këtë link. Nëse doni të bëni krahasimin origjinalin e Microsoft mund ta gjeni në këtë link.

Gjithashtu ju ftojmë të ndiqni videon e këtij përdoruesit ku paraqitet proçesi i ndërtimi i imazhit për Windows 10-tën. (PCWorld Albanian)

Një përdorues i Youtube rikrijon sfondin “Heroi” të Windows 10-tës në Adobe After Effects
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)