Një përditësim i paautorizuar në Windows 10 i kushtoi Microsoft plot 10,000 dollar

Publikuar më: 28-06-2016

windows-7-to-8-100599139-galleryNjë agjensi udhëtimesh paditi Microsoft në gjykatë për metodat e ndjekura nga kompania gjatë përditësimit në Windows 10, dhe e fitoi.

Pas një përditësimi të paautorizuar në kompjuterat e biznesit, Teri Goldstein nga Sausalito në shtetin e Kalifornisë dërgoi gjigandin e sistemit operativ në gjykatë. Në fund trupi gjykues vendosi në favor të Goldstein dhe Microsoft u detyrua të paguante 10,000 dollar si formë kompensimi. Kompania thuhet se kishte vendosur të mos apelonte vendimin që të shmangte dëme të tjera financiare.

I çuditshëm është fakti se Goldstein nuk ankohej për praktikat e ndjekura së fundi të përditësimit të detyruar në Windows 10. Në të vërtetë Goldstein pati probleme që në ditët e para të debutimit të Windows 10-tës.

gwx-new-100662456-large

Gjithashtu nuk dihet sesi ka ndodhur përditësimi i paautorizuar duke qenë se Microsoft u përgjërohet përdoruesve vazhdimisht për të shtypur butonin “Upgrade”. Po bëhet një vit që kur Microsoft filloi të ndiqte disa metoda agresive të kalimit të Windows 10 siç është rasti i shkarkimit të skedarëve prej 6GB të versionit të ri të sistemit operativ në kompjuterat Windows 7 dhe 8.1 që kishin të aktivizuar përditësimet automatike.

Këto taktika të reja arritën gjer në atë pikë sa i quajtëm sjellje prej malueri. Përdoruesit lajmëroheshin për Windows 10-tën pa asnjë opsion i cili hiqte njoftimet për ata që donin të qëndronin në Windows 7 ose 8.1. (PCWorld Albanian)

Një përditësim i paautorizuar në Windows 10 i kushtoi Microsoft plot 10,000 dollar
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)