Një përditësim i ri përmirëson performancën e kamerës së HTC One M9

Publikuar më: 15-06-2015

htc-one-m9-10Në muajin Mars, kur u prezantua HTC One M9, shumë prej analistëve e vlerësuan goxha por që u zhgënjyen më pas nga kamera e tij.

Por, pas një përditësimi madhor, tashmë po mendojn se HTC One M9 me të vërtetë meriton të vlerësohet. Me HTC One M9, shumë prej nesh kishin pritshmëri të kamerës, por në të vërtetë rezultatet që prodhonte në modalitetin automatik zhgënjenin. E gjitha ndryshonte nëse aplikonit modalitetin manual ku mund të realizoheshin imazhe fantastike.

Përditësimi më i fundit, e përmirëson goxha modalitetin “auto” të kamerës. Softueri HTC Sense ofron një eksperiencë fantastike dhe pa ngecje të cilat i kemi vënë re të jenë prezente edhe në smartfonët si Galaxy S6 apo LG G4.

Sipas qëndrimit të HTC, përditësimi më i fundit i softuerit sjell këto përmirësime:

Kamera:

–         Ekspozim automatik më të balancuar, që përmirëson dukshëm detajet dhe dritën e imazheve.

–         Përmirësime të ndjeshme të fotove të realizuara në ambjente me pak dritë.

Bateria:

–         Përmirësim i përgjithshëm i baterisë duke reduktuar konsumin e saj nga aplikacione si Youtube, Facebook dhe aplikacione të tjera sociale si Skype dhe Google Hangouts.

–         Ngarkimi i baterisë nuk do sjellë nxehje të telefonit

Ky përditësim po dëgohet tek abonentët europianë dhe aziatikë.

Një përditësim i ri përmirëson performancën e kamerës së HTC One M9
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)