Një paisje 50 dollarëshe dhe një aplikacion lehtësisht vjedhin kredencialet e kompjuterit

Publikuar më: 09-09-2016

windows-account-800x587Ju mund të mendoni se duke e mbrojtur kompjuterin tuaj me një fjalëkalim të fortë mund ta mbajë atë të sigurt, por me sa duket, gjithçka duhet për të vjedhur informacionet e hyrjes janë një harduer 50 dollarësh dhe një aplikacion.

Inxhinieri i sigurisë Rob Fuller të R5 Industries arriti të vidhte emrat dhe fjalëkalimet nga kompjuterë të kyçur duke përdor një USB me një aplikacion hakimi të quajtur Responder.

Fjalëkalimet e vjedhur janë të enkriptuar, natyrisht, por ato janë në duart e një personi që mund ti thyejë. Fuller përdori një kompjuter të vogël Linux quajtur USB Armory dhe që kushton $155 por edhe Hak5 Turtle që kushton vetëm $50 mund të thyjë këto fjalëkalime të enkriptuara. Kompjuterët ndajnë informacionin e hyrjes me këto pajisje, sepse i njohin ato si adaptorë interneti të besueshëm.

Fuller tha se kombinimi punonte në të gjithë versionet e Windows si edhe në El Capitan, megjithatë atij i duhet ende të kontrollojë nëse eksperimenti i tij në Mac është një sukses. Ai gjithashtu tha se ishte kaq e lehtë për tu ekzekutuar sa nuk mund ta besonte se funksiononte me të vërtetë. (PCWorld Albanian)

Një paisje 50 dollarëshe dhe një aplikacion lehtësisht vjedhin kredencialet e kompjuterit
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)