Një Microsoft Surface prej 199$ do të ishte sukses i vërtetë

Publikuar më: 16-08-2012
Një Microsoft Surface prej 199$ do të ishte sukses i vërtetë

Disa burime ‘të brendshme’ kanë deklaruar se Microsoft Surface do të shitet me çmimin e jashtëzakonshëm të 199 dollarëve!

Kjo, në fakt, nuk i shkon për shtat kompanisë, por nëse është e vërtetë, do t’i siguronte menjëherë Microsoft-it një pjesë të konsiderueshme të tregut të tabletëve.

Onuora Amobi nga Windows8Update.com, shkruan: “Jam tepër skeptike përsa i përket këtyre fjalëve për të vetmen arsye se do të ishte mahnitëse dhe në të njëjtë kohë, kontradiktore me stategjitë e fundit të Microsoft-it.”

Ajo shton se me një çmim të tillë, tableti do të shitej brenda ditës dhe popullariteti i Windows 8 do të rritej pa masë. Kjo do të bënte që sistemi operativ të mbërrinte menjëherë në shtëpitë e miliona të rriturve, fëmijve dhe studentëve.

A do t’i revoltonte ky veprim partnerët e Microsoft-it si Asus, Dell etj? Ndoshta po, duke marrë parasysh faktin se ata nuk kanë gjendjen e mjaftueshme financiare (si Microsoft-i) për të shitur një pajisje me një çmim të tillë.

Nga ana tjetër, fitimi për Microsoft nuk do të konsistonte vetëm tek shitja e pajisjeve, por tek zgjerimi i tregut për Windows 8 dhe aplikacionet e tij. Këtu do të përfshiheshin konsumatorët e thjeshtë, bizneset e deri tek zhvilluesit.

Gjithsesi, ajo që Microsoft-i nuk duhet ta bëjë në mënyrë kategorike është të rritë çmimin pasi të publikojë një të tillë. Kjo sepse krijon një ndjesi negative tek konsumatorët, duke i bërë ata të mendojnë se po i vjedhin.

Ndoshta strategjia e Apple është më efektive: shiti fillimisht iPhone-n për 599$, më pas e çoi çmimin në 399$ ndërsa sot pajisja shitet për 199$ me një kontratë dy vjeçare më disa nga kompanitë mobile. Kjo i solli Apple miliona pajisje të shitura. (PCWorld Albanian)

Një Microsoft Surface prej 199$ do të ishte sukses i vërtetë
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)