Një malware Android po shpërndahet në rrjetin e Google AdSense

Publikuar më: 16-08-2016

Virus attack concept. Control panel with red light and warning. Conceptual image symbol of computer infection.

Një grup hulumtuesit të sigurisë kanë zbuluar kohët e fundit një malware të ri që shënjestron sistemin operativ Android të Google, i cili gjithashtu përdor rrjetin reklamues të AdSense të shpërndajë veten.

Mikhail Kuzin dhe Nikita Buchka i Kaspersky Solutions gjeten Trojanin, që u quajt “Trojan-Banker.Android.Svpeng.q.” Kjo malware shërben për të vjedhur informacione bankare dhe financiare nga njerëzit në internet, me anë të mënyrave të phishing apo metodave tjera të lidhura me te. Ai gjithashtu ka aftësinë të lexojë dhe të fshijë  mesazhe tekst të nisura nga banka tek klientët e tyre.

U gjet se malware të shpërndahet me AdSense, rrjeti reklamues i vetë Google. Çfarë është alarmuese është se miliona faqe në internet, nga faqet e lajmeve,  deri tek faqet e vogla të blogjeve përdorin këtë rrjet në mënyrë që të monetizojnë përmbajtjen e tyre. Për më tepër Svpeng shkarkohet automatikisht sapo vizitohet faqja me reklame.

Një malware Android po shpërndahet në rrjetin e Google AdSense
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)