Një maluer vendos në rrezik miliona përdorues Android të aplikacioneve WhatsApp, Uber dhe Google Play

Publikuar më: 29-06-2016

id-2959317-whatsapp_ios-100247043-orig-100602148-largeHakerat po vjedhin karta krediti dhe informacione personale në Europë me ndihmën e një malueri i cili mund të fallsifikojë ndërfaqet e aplikacioneve Uber, Whatsapp dhe Google Play.

Ky maluer, i cili ka godit përdoruesit e telefonëve Android në Danimarikë, Itali dhe Gjermani, është përhapur përmes fushatave të phishing me anë të SMS-ve njoftoi firma e sigurisë FireEye ditën e Marte.

Sapo shkarkohet, malueri do të krijojë ndërfaqe të rreme të aplikacioneve në fjalë madje edhe ti maskojë origjinalët. Ndërfaqja ndër të tjera kërkon për informacion të kartës së krediti e cila më pas dërgohet tek hakerat.

Kjo familje maluerësh vijon të evoluojë. Që nga muaji Shkurt, FireEye ka vëzhguar 55 programe keqëdashëse në Europë të cilat shfrytëzojnë të njëjtat teknika maskimi. Versionet e hershme shënjestronin aplikacionet bankare ndërsa sot mësuam se shënjestra e tyre e radhës janë aplikacionet më popullore në planet.

Një hulumtues i FireEye tha se përdoruesit kishin për tendencë si ofronin këto informacione për aplikacionet në fjalë. Në disa raste malueri shënjestroi edhe aplikacionet e Youtube dhe WeChat. Që nga muaji Shkurt, FireEye njoftoi se linku i dërguar me SMS i maluerit është klikuar mbi 130,000 herë. Vetëm 6 nga 54 antiviruse ishin të aftë të zbulonin maluerin sipas firmës së sigurisë. (PCWorld Albanian)

Një maluer vendos në rrezik miliona përdorues Android të aplikacioneve WhatsApp, Uber dhe Google Play
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)