Një maluer unik kërcënon sistemin operativ Android. Numërohen 20,000 aplikacione të infektuara

Publikuar më: 09-11-2015

1506707929351119793Hulumtuesit e sigurisë kanë zbuluar një lloj të ri malueri që prek sistemin operativ mobil Android. Ky maluer shfaqet në formën e një aplikacioni popullor ndërsa me instalimin e tij ekspozon telefonin ndaj kompromentimit të sistemit administrativ.

Por ka edhe më keq sepse virtualisht është e pamundur heqja e këtij malueri. Ky maluer i ri është zbuluar në disa dyqane aplikacionesh nga palë të treta.

Aplikacionet e infektuara me kodin e dëmshëm të maluerit kanë po të njëjtat funksionalitete me aplikacionet zyrtare që shkarkohen nga Play Store. Kjo do të thotë se është e pamundur identifikimi i aplikacioneve të infektuara me këtë kod.

Falë këtij malueri, mbi sistemin operativ mobil hakerat mund të marrin akses administratori mbi paisjen. Gjithashtu disa “exploit” instalohen vazhdimisht në telefon dhe është pothuajse e pamundur të hiqen për një pjesë të madhe të konsumatorëve.

Praktikisht këto maluer me emërtimet: Shedun, Shuanet, dhe ShiftyBug nuk ndërmarrin asnjë komandë mbi sistemin përveçse shfaqin reklama. Por vetë fakti se teorikisht sistemi është i kompromentuar të bën të mendosh më të keqen.

Aktualisht shkalla e përhapjes së këtij malueri është mesatare. Numërohen mbi 20,000 aplikacione të modifikuara me këtë kod të dëmshëm në SHBA, Gjermani, Iran, Indi, Xhamaikë, Sudan, Brazil, Meksikë dhe Indonezi.

Gjithashtu nuk ka asnjë indikator që tregon se ky maluer ka depërtuar edhe në PlayStore. Pas StageFright dhe StageFright 2.0 makthi i sigurisë së Android vijon. Ngelet për tu parë reagimi i Google dhe prodhuesve të telefonëve Android. (PCWorld Albanian)

Një maluer unik kërcënon sistemin operativ Android. Numërohen 20,000 aplikacione të infektuara
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)