Një maluer Android ka infektuar mbi 400 aplikacione në Google Play Store

Publikuar më: 03-10-2016

dresscode-100685368-largeNjë maluer Android po përhapet me shpejtësi në dyqanin aplikacioneve Google Play Store dhe jo vetëm, duke vjedhur informacione të ndjeshme nga rrjete korporatash.

DressCode, një familje maluerësh Android, qarkullon në të paktën 3,000 aplikacione tha firma e sigurisë Trend Micro. Ky maluer fshihet në aplikacionet e lojërave, temat Android dhe aplikacionet e përmirësimit të performancës.

Është jashzakonisht i vështirë për tu gjurmuar sepse kodi i dëmshëm përfaqëson vetëm një pjesë të vogël të kodit të aplikacionit. Në Google Play, Trend Micro zbuloi më shumë se 400 aplikacione pjesë e familjes së DressCode.

Trend Micro vijoi duke thënë se këto aplikacione janë instaluar 100,000 deri në 500,000 herë. Malueri mund të shndërrojë paisjet e infektuara në një botnet prej të cilit mund të burojnë sulme DDoS.

DressCode aktualisht ka infektuar paisje të shumta në SHBA, Francë, Izrael dhe Ukrainë. Aktualisht produkti i sigurisë së Trend Micro është i aftë ta gjurmojë dhe heqë maluerin. (PCWorld Albanian)

Një maluer Android ka infektuar mbi 400 aplikacione në Google Play Store
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)