Një makineri e cila zgjidh një kub rubik në vetëm 1 sekond (Video)

Publikuar më: 25-01-2016

rubiks_cube_robot_1_second-930x467Është e pamundur që ndonjë prej jush të mos jetë përpjekur të zgjidhë një kub gjëgjëzë gjashtë ngjyrësh siç e vëreni në foton kryesore të këtij artikulli. Dy inxhinierë softuerikë quajtur Jay Flatland dhe Paul Rose kanë ndërtuar një makineri e aftë të zgjidhë gjëgjëzën e këtij kubi në vetëm 1 sekond pothuajse.

Ky kub magjik u ndërtuar për herë të parë nga skulptori dhe profesori hungarez i arkitekturës Erno Rubik në 1974-tën nga ku dhe merr emërtimin kubi rubik.

Por në videon e paraqitur do të shikoni një tjetër shpikje e karakterizuar nga një robot qëndror që kryen lëvizjet mekanike dhe katër kamera që vëzhgojnë gjëndjen e kubit. (PCWorld Albanian)

Një makineri e cila zgjidh një kub rubik në vetëm 1 sekond (Video)
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)