Një lojtar i Pokemon GO arrin nivelin maksimal duke përdorur një bot

Publikuar më: 29-07-2016

TOKYO, JAPAN - JULY 22:  A man plays Pokemon Go game on a smartphone on July 22, 2016 in Tokyo, Japan. The Japanese version of the game app Pokemon Go was released on July 22, 2016. Japan McDonalds' 3,000 restaurants in Japan will be turned into Pokemon gyms in collaboration with the fast-food chain.  (Photo by Tomohiro Ohsumi/Getty Images)

(Photo by Tomohiro Ohsumi/Getty Images)

Më në fund një lojtar i “Pokemon Go” ishte i aftë të arrinte nivelin maksimal të “Pokemon Go”, atë 40, por duke përdorur një bot për të arritur këtë përformancë.

Sipas Eurogamer, të arrish levelin 40 në lojën shumë popullore “Pokemon Go” është ekstremisht e vështirë. Prej nivelit 30 dhe më tej, është shumë e vështire të ngjitesh me lart për shkak se sistemi i niveleve i “Pokemon Go” e zgjeron në mënyre serioze XP e kërkuar.

Për shembull, mes levelit 39 dhe 40, lojtarit do t’i duhej 5 milion XP. Kjo është aktualisht një e dhjeta e sasisë së plotë që duhet për të arritur nga leveli 0 tek 40.

XP e grumbulluar totale e kërkuar për të arritur levelin 40 është 20 milion pikë. Është tmerrësisht e vështirë të fitosh këtë sasi të XP pasi një hyrje e vetme në një PokeStop vlen vetëm 50 XP. Gjenden disa strategji për të fituar sa më shumë XP në një kohë sa më  të shkurtër, por deri më tani e vetmja mënyrë  për  të arritur nivelin 40 ka qenë me anë të një boti.

Luca, një lojtar i “Pokemon Go” që përdor emrin _problemz në Reddit, raportoi se si ia doli të arrinte nivelin final te lojës duke përdorur një skript. Boti e dërgonte avatarin e tij automatikisht në gjueti për Pokemon.

Luca shpjegoi se ai gjithashtu bleu 125 Lucky Eggs. Lucky Eggs janë artikuj që dyfishojnë XP e fituar për 30 minuta. Pasi arriti levelin maksimal, Luca postoi rezultatet e tij ne faqen Reddit të Pokemon Go. Në lojën e tij lojtari nuk përdori kurrë Pokemon Gyms, për të mos qenë i padrejtë me lojtarët e tjerë.

The Verge, raportoi se arsyeja qe Luca e arriti këtë përformancë në “Pokemon Go” ishte fakti që ai ishte kurioz për vazhdimësinë e niveleve. Shtyrë kurioziteti ai zhvilloi një softuer që të mblidhte sa më shumë XP që të ishte e mundur deri në fund të lojës. (PCWorld Albanian)

Një lojtar i Pokemon GO arrin nivelin maksimal duke përdorur një bot
1 vote, 5.00 avg. rating (92% score)