Lajmet

Në një konkurs bukurie me juri inteligjencën artificiale, robotët nuk e pëlqyen lëkurën e zezë

Sep 11 2016
0 Shpërndarje
Në një konkurs bukurie me juri inteligjencën artificiale, robotët nuk e pëlqyen lëkurën e zezë

2048Konkursi i parë ndërkombëtar i bukurisë gjykuar nga robotët supozohej se do të kishte në konsideratë faktorë objektivë si simetria e fytyrës apo identifikimi i rrudhave në mesin e konkurrenteve.

Më shumë se 6,000 individë nga 100 shtete ngarkuan fotot në Beauty.AI me shpresën se inteligjenca artificiale e bazuar në algoritma kompleksë do të përcaktonte nëse fytyrat e pjesëmarrësve përfaqësonin bukurinë njerëzore.

Pasi dolen rezultatet, krijuesit u shokuan kur panë një cilësi të përbashkët në mesin e fituesve: robotët nuk pëlqejnë njerëzit me lëkurë të zezë.

Nga 44 fitues, pothuaj të gjithë ishin të bardhë, ca aziatikë dhe vetëm një pjesëmarrëse me ngjyrë. Edhe pse një pjesë e madhe e konkurrentëve ishin të bardhë, grupe të mëdha konkurrentësh nga India dhe Afrika kishin qenë pjesë e konkursit.

Kjo ngjarje solli në vëmendje debate të reja rreth mënyrës sesi algoritmat mund të nxisin paragjykime mbi baza etnike, racore apo religjoze. Kur Microsoft publikoi robotin e komunikimit Tay në muajin Mars, menjëherë filloi të përdorte gjuhë racise duke promovuar qasje naziste në rrjetin social Twitter. Dhe kur Facebook eleminoi editorët njerëzorë nga departamenti i trendeve, algoritmi menjëherë promovoi përmbajtje të rreme dhe vulgare.

Ndërsa konkursi i bukurisë u bë objekt talljesh dhe shakash, ekspertët e shkencave kompjuterike besojnë se kjo nuk është aspak për të qeshur. Në disa raste mund rezultojë me pasoja shkatërruese për njerëzit me ngjyrë. (PCWorld Albanian)

Tags >

AI
Lajmet e fundit>